Telegrafi

Shfaqet atraktive me kostum shumëngjyrësh, Bebe Rexha: Duke festuar ‘Muajin e Krenarisë’

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e hapur me fansat e publikun.

Derisa jemi në ‘Muajin e Krenarisë’, ajo ka bërë një postim dedikuar të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë.

Ylli nga Dibra shfaqet e veshur në një kostum shumëngjyrësh, teksa ka marrë vëmendje me dukjen atraktive.

“Duke festuar Muajin e Krenarisë me Dolce Gabbana”, ka shkruar ajo.

‘Muaji i Krenarisë’ LGBTIQ+ ndërkohë festohet çdo vit në muajin qershor për të nderuar demonstratat e Stonewall në Manhattan në vitin 1969.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Në ditët e sotme, festimet përfshijnë paradën e krenarisë, seminare të ndryshme, koncerte dhe shumë ngjarje të tjera.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Qëllimi i muajit është njohja e ndikimit që individët si: biseksualë, trans gjinorë dhe ‘queer’ kanë pasur në histori në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ky muaj është gjithashtu një mundësi për të protestuar në mënyrë paqësore dhe për të rritur ndërgjegjësimin politik për çështjet aktuale me të cilat përballet komuniteti.

Po ashtu është shumë i rëndësishëm sepse shënon fillimin e një ndryshimi të madh brenda komunitetit ‘queer’ si dhe implikimet më të gjera shoqërore. /Telegrafi/