Ndryshime të mëdha, nga koncepti që e kemi parë.
BMW dhe Mercedes janë duke bërë përpjekje, që ta arrijnë Porsche 911, duke krijuar makina sa më të lehta, që arrijnë shpejtësi të mëdha, transmeton Telegrafi. Derisa më tani nuk ia kanë arritur, ndërsa me përpjekjen që është bërë me M8 Competition, konsiderohej se mund të arrihej ky synim.
Kohë më parë e kemi parë konceptin e, ndërsa tani kemi mundësi ta shohim pamjet e para të këtij modeli, që duket se është shumë afër prodhimit. Megjithatë, BMW M8 Competition që e kemi parë si koncept, ndryshon nga gjendja që e ka tani.
Në imazhet imazhet e para, makina shfaqet me grill shumë më të ngushtë, si dhe dritat më të rrumbullakëta. Derisa pjesa e pasme, është pothuajse e ngjashme.
Mbulesa që i është vënë sipër, BMW M8 Competition ia fshehë tërë eksterien, të cilin pritet ta shohim zyrtarish shumë shpejtë. /Telegrafi/