Prezantimi zyrtar i kësaj makine, duket të ndodhë shumë shpejtë
Në mënyrë që të arrijë sa më mirë në tregun e makinave SUV, Porsche po e zgjeron linjën e Cayenne, në mënyrë që të jetë në gjendje të rivalizojë me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe, tranmseton Telegrafi.
Deri më tani, është parë versioni Coupe GTS, duke u testuar me shtresa të mëdha kamuflazhi në Nurburgring të Gjermanisë.
Megjithëse nuk pritej, janë shfaqur shumë më herët disa imazhe të rrjedhura, që e tregojnë nga afër dhe pa asnjë shtresë kamuflazh këtë makinë të re.
Krahas imazheve të shpërndara, në llogarinë e Instagramit është treguar se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 4.5 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale deri në 270 kilometra në orë.
Vërtetësia e këtyre të dhënave edhe nuk është bërë e ditur, por nëse del të jetë e vërtetë, Porsche Cayenne Coupe GTS, do të jetë çmim fillestar duke filluar nga 114 mijë euro. /Telegrafi/