Telegrafi

Shfaqen imazhet e para të telefonit të palosshëm të Samsung, në formë të guaskës

Fotot e telefonit të ardhshëm në formë të guaskës së Samsung janë shfaqur në internet.

Raportet e mëparshme kanë spekuluar se kompania koreane do të njoftojë telefonin e palosshëm në formë të guaskës, me Galaxy S11, të vitit të ardhshëm.

Ky është një telefon i palosshëm me një formë të ngjashme me Motorola Razr të palosshëm, të njoftuar të fundmi.

Nga fotot, telefoni i ardhshëm i palosshëm i Samsung, duket se ka një dizajn më modern, ndaj Galaxy Fold.

Për dallim nga Motorola Razr i palosshëm, telefoni në formë të guaskës nga Samsung nuk ka një ekran “Pamje të Shpejtë”  në anën frontale kur mbyllet.

Në vend të kësaj, mund të shihni një ekran dytësor për të parë datën, statusin e baterisë dhe ikonat e njoftimeve të palexuara. /Telegrafi/