Telegrafi

Shfaqen çizmet naziste që po shitën në internet, shikoni çfarë fshihet në pjesën e poshtme të tyre (Foto)

Një kompani që merret me prodhimin e këpucëve, ka bërë të ditur se do të detyrohet të tërheq nga tregu koleksionin e çizmeve, pasi që në pjesën e poshtme të tyre, më saktë gjurmët që ato lënë në tokë është kryqi i thyer i svastikës.

Ky rast është bërë publik vetëm atëherë kur një kliente kishte porositur një palë çizme në internet online, ku më pas kishte publikuar fotografitë në rrjetet sociale, ku gjurmët e tyre që mbesin në asfalt mund të shihet kryqi i thyer nazist, transmeton Telegrafi.

Këto çizme vazhdojnë të shiten në ueb-faqen Amazon dhe atë për vetëm 40 dollarë, derisa prodhuesi nga Kalifornia “Polar Fox Boot”, ka pranuar se nuk e kanë ditur që pjesa e poshtme e çizmeve lë gjurmët e kryqit të thyer nazist. /Telegrafi/