Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko, ka uruar ish bashkëlojtarin e tij, Leonardon, për rikthimin e tij te klubi Rosoner.
Milani ditë më parë ndërroi pronësinë, duke filluar kështu një epokë të re.
Leonardo ashtu siç ishte pritur është emëruar drejtor sportiv i Milanit dhe menjëherë ka marrë urimet e një prej ish bashkëlojtarëve të tij.
“Paç fat shoku im në aventurën e re. Mirë se vjen Leo. Forza Milan”, u shpreh Sheva.
Milani dhe Shevchenko bëjnë pjesë në epokën më të ndritur të klubit Rossoner.
Ndërrimi i pronësisë te Milani ka bërë që kinezët të largohen nga klubi dhe që klubi Rossoner të jetë tashmë një klub plotësisht i drejtuar nga një mendësi italiane. /Telegrafi/