Andriy Shevchenko ka thënë se Milani duhet t’i jap kohë Vincenzo Montellas, pasi që skuadra është në ndërtim.
Trajneri i Rossonerqëve është nën presion shkaku i dy humbje radhazi në Serie A, ndërsa Derby della Madonnina shihet si shpëtim për të.
“Ata po provojnë të ndërtojnë një skuadër të fortë dhe t’i bëjnë fansat të lumtur”.
“Ekipi është në ndërtim, trajnerit duhet t’i jepet kohë”.
“Rekordi im kundër Interit? 15 gola, 14 me Milanin dhe një me Dynamo Kievin”.
Shevchenko aktualisht është trajner i Kombëtares së Ukrainës dhe thotë se është i lumtur me këtë pozitë.
“Kam një punë, dhe më pëlqen shumë. Jam i fokusuar te Ukraina dhe shpresoj që të kualifikohemi për në Kampionatin Evropian. Kjo është e ardhmja ime”, ka thënë Shevchenko për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/