Site icon Telegrafi

Shevchenko: Maldini, simboli i vërtetë i Milanit

Andriy Shevchenko e ka cilësuar Paolo Maldinin si simbolin e klubit kuqezi, duke thënë se ai përfaqësoi Milanin tim, por edhe Milanin ndër vite.

Ish-sulmuesi ukrainas dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport dhe foli se kush mendonte se ishte ai lojtar që simbolizoi më shumë kuqezinjtë.

“Unë do të thosha Maldini sepse ai përfaqësoi Milanin tim, por edhe Milanin ndër vite”, ka thënë fillimisht Shevchenko.

Lexo po ashtu Maldini: Unë dhe Boban, garanci që Milani do të kthehet ku ishte

“Klubi ka pasur shumë kampionë të shkëlqyeshëm: Gianni Rivera, Franco Baresi, dhe shumë të tjerë”.

“Paolo është simboli i kohës time, por ai është gjithashtu një lojtar i veçantë: babai i tij Cesare Maldini, ishte kapiten, sikurse ai, dhe më pas trajner, ndërsa ai tani është drejtor, dhe djali i tij gjithashtu është tani duke luajtur te Milani”.

Sheva dhe Maldini duke festuar një gol së bashku

“Është histori që kalon nëpër periudha të ndryshme, dhe besoj se është më unike sesa e rrallë në futboll”.

Lexo po ashtu 'Dinastia Maldini' vazhdon te Milanit - debuton si 17 vjeçar Daniele, djali i legjendës Paolos

“Për këtë unë mendoj se, në fund të fundit, nëse me të vërtetë do të zgjidhja vetëm një emër do të ishte e saktë të zgjedh Paolon”, përfundoi ukrainasi.

Shevchenko luajti për Milanin nga 1999 në 2006 dhe përsëri në sezonin 2008-09, duke bërë 322 paraqitje dhe shënuar 175 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version