Telegrafi

Shevchenko flet për luftën në Ukrainë: Isha afër bombardimeve, e dija që mund të më ndodhte

Futbollisti legjendar ukrainas Andriy Shevchenko ka thënë se për pak u vra nga një dron rus.

Ai ka folur për luftën në vendin e tij dhe momentin që ishte afër t’i merrte jetën.

“Po, isha shumë afër granatimeve, rreth dy kilometra nga goditja. Ata goditën një nga gjeneratorët qendrorë elektrikë. Siç e dimë, rusët synojnë infrastrukturën kryesore. Shpërthimi ishte shumë i fortë”.

“Duke shkuar në një zonë lufte, e di që kjo mund të ndodhë. Është një ndjenjë e pabesueshme kur shkon atje. Njerëzit po vuajnë, por ata janë shumë të bashkuar”.

“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, si të mbijetojmë dhe e dimë që kemi të jemi të bashkuar. Kur të rikthehet rryma në një vend, njerëzit thërrisni miqtë në shtëpi. Ata bëjnë dush dhe ju u japin ushqim. Njerëzit bashkëpunojnë”,  ka thënë 46-vjeçari Shevchenko për Sky Sports.

Shevchenko ditët më të mira të karrierës së tij i kaloi në Milan dhe në vitin 2004 u shpall lojtari më i mirë në botë. Ai tregon për planin e tij se si do ta ndihmojë Ukrainën.

“Me ambasadorin amerikan dhe boksierin ukrainas Oleksandr Usyk, biseduam se si të ndihmojmë popullin ukrainas. Ne po fillojmë një projekt të ri për të mbledhur fonde për njerëzit që kanë nevojë për gjeneratorë elektrikë”.

“Më të rëndësishmet janë spitalet dhe spitalet në terren, operacionet për fëmijë dhe ushtarë. Duhet t’u japim njerëzve një shans për të shpëtuar jetë”, ka thënë Shevchenko. /Telegrafi/