Site icon Telegrafi

Shëtitet rrugëve të Bronxit me pushkë automatike në dorë, policia publikon pamjet dhe kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e tij

Një burrë është parë duke ecur fare i qetë rrugëve të Bronxit, pavarësisht se në dorë mbante një pushkë automatike dhe atë në mes të ditës.

Burri është filmuar nga kamerat e sigurisë në Webster Avenue gjatë të enjtes, duke mbajtur pushkë automatike në dorë, transmeton Telegrafi.

E pamjet e tij i ka publikuar policia e Nju Jorkut, ku shihet ky burrë i veshur me xhinse dhe bluzë të kuqe, duke shëtitur me pushkë në dorë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Për fat të mirë ai nuk ia kishte drejtuar armën dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, por veprimi i tij ka shkaktuar frikë dhe alarm për organet e sigurisë.

Policia e New Yorkut lut qytetarët që t’ju telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte në identifikimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version