Site icon Telegrafi

Shëtiste nëpër një plazh në Ibiza, tiktokeri spanjoll gjen thesarin – detektori i metalit i ndihmoi të zbulojë unazat e shtrenjta

Një tiktoker spanjoll që poston në profilin @metalesbajolaarena, ndan rregullisht me ndjekësit e tij videot e zbulimeve të tij me detektorët e metaleve, dhe së fundmi tregoi se çfarë gjeti në një plazh në Ibiza.

Edhe pse kishte qenë shumë herë në atë plazh, vendosi të provonte sërish fatin, transmeton Telegrafi.

Gjuetia e tij e thesarit zgjati katër orë dhe gjeti një tufë monedhash të vjetra dhe deri në shtatë unaza ari, njëra prej të cilave ka 19 karat.

“Sot vendosa të kontrolloj përsëri plazhin, në të cilin kam qenë shumë herë dhe vazhdoj të gjej lloj-lloj gjërash. Si zakonisht, ka shumë plehra, pak plumb, monedha të vjetra spanjolle, si dhe euro – por këtë herë gjeta një unazë prej 9 karatë, disa janë me 19 karat dhe njëra prej 19, që është gjetja e parë e tillë për mua”, “tha ai.

“Faleminderit detit për të gjitha dhuratat”, ka shkruar ai krahas videos, e cila ka habitur 50 mijë ndjekësit në TikTok.

Unaza 19 karatëshe përmban 79.17 për qind ar të pastër, që sipas GoldPrizeZ i jep një çmim prej 65 euro për gram. /Telegrafi/

@metalesbajolaarenaGracias al mar por todo lonque me da 🙏❤️♬ sonido original – Metalesbajolaarena
Exit mobile version