Patrick Coulier nga Belgjika, është kapur në aeroportin e Bankokut të Tajlandës, duke vjedhur një valixhe.
Udhëtari 57-vjeçar që po nisej për në Vietnam, është parë nga kamerat e sigurisë teksa e mori valixhen nga shiriti lëvizës, ndërsa e braktisi të vetën që e kishte thuajse të zbrazët, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e sigurisë, e ndaluan për ta marrë në pyetje, ndërsa ai nuk arriti të tregonte se çfarë ka në bagazhin, për të cilin pretendonte se është i veti.
Meqenëse provat ishin kundër tij, Coulier pranoi se ka vjedhur bagazhe në 27 shtete të ndryshme, të mirat prej të cilave i shiste për të siguruar udhëtimin tjetër.
Aventura e tij e shëtitjes e shëtitjes së botës për të vjedhur bagazhe, përfundoi me arrest të përkohshëm, ndërsa së shpejti pritet të kthehet në shtetin e origjinës. /Telegrafi/
https://youtu.be/2GhWyUdPMkg