Policia kufitare në Dragash, derisa sa ka qenë në patrullim kanë ndaluar një automjettë cilën e ngiste i dyshuari me inicialet V.Y i lindur në vitin 2001 dhe i cili ishte i shoqëruar nga personi A.H.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve policorë, të njëjtit kanë gjetur një armë AK- 47 dhe një karikator me 20 fishek të kal. 7.62mm.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i krimeve të rënda dhe me urdhër të tij është bërë edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit të parë. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një elektroshok.
Është iniciuar rasti mbajtje në pronësi dhe posedim ilegal i armeve dhe municionit, si dhe
janë sekuestruar arma, municioni dhe elektroshoku”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit të lëndes është liruar në procedurë të rregullt.