Courtney Stodden ka arritur marrëveshje me kompaninë e filmave për të rritur, “Vivid Entertainment”, për t’ia shitur të drejtat e xhirimit të saj seksual.
Ajo ka treguar për TMZ se kishte xhiruar një video seksuale personale dhe nuk e ka pasur në plan që ta nxjerrë në publik.
Mirëpo, asaj i është vjedhur xhirimi dhe është kopjuar, ashtu që për të mos e lejuar që të lansohet “falas”, ajo ka vendosur ta shesë.
Stodden do të përfitojë një milion dollarë nga shitja e videos, kurse të gjitha përfitimet do t’i dhurojë për qëllime humanitare.
20-vjeçarja nuk e ka treguar emrin e organizatës që do t’ia dhurojë paratë, por ka thënë se ato do të shkojnë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve dhe për fëmijët që vuajnë nga kanceri. /Telegrafi/