Gazetari Vullnet Krasniqi dhe modelja Xheneta Fetahu, e nisën ditën me debate tensionuese.
Ata i hodhën thumba njëri-tjetrit, derisa Xheneta i thoshte se i njëjti po jepte vetëm energji negative.
I njëjti më pas i reagoi duke i thënë se nuk jep energji negative, porse njerëzit të cilët i ka përballë i hulumton.
“Përse nuk je shku ti si gazetar kur është dhunu dhe vrarë një grua?”, ishte reagimi i saj ndaj Vullnetit, ky i fundit ia ktheu se ishte vetë ai që kishte raportuar për këto raste.
“Për çka je ardhë këtu, a nashta s’po ki argumente”, thumboi ajo Vullnetin.
I njëjti nuk qëndroi indiferent, duke i reaguar menjëherë.
“Xheneta, shumë e mençur që qenke, e çka bon në jetë ti? A shet krema?”, ishte përgjigjja e tij. /Telegrafi/