Telegrafi

Sheshet e Maqedonisë pa organizime festive për fundvit

Sheshi i vetëm në Maqedoni i gjallëruar dhe i përgatitur për festat e fundvitit është ai i Shkupit. Ky ndërrim motesh pritet të jetë një nga vitet më të varfër për nga organizimi i festimeve. Bashkia e Shkupit hoqi dorë nga çdo festim, duke i dhuruar fondet në ndihmë të fëmijëve të fshatit SOS. Gjithashtu pa aktivitete mbetën edhe Komuna Qendër dhe e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në festimet e deritanishme, janë shënuar vetëm aktivitete për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin “Maqedonia” janë hapur tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu edhe ushqimore. Pjesa më e madhe e të anketuarve nga Alsat-M kanë zgjedhur shtëpinë për të festuar Vitin e Ri./Telegrafi/