Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, para një kohe kishte marrë guximin që t’i drejtohej Vojisllav Sheshel pyetjen të cilën me vite askush nuk ka guxuar t’ia bëjë.
Ai e ka pyetur se nga e ka marrë shkurtesën “Balerina”, të cilën ia kishin vendosur derisa po vuante burgun 8-vjeçar në Zenicë, në vitin 1984.
Ish-bashkëpunëtori politik i Sheshelit, Dragomir Olujiq kishte këshilluar gazetarin që të mos ua bëjë këtë pyetje, pasi atë Sheshel e ka marrë në burg ku edhe e kishin dhunuar.
Duke dëgjuar pyetjen, Sheshel ka mbetur plotësisht i qetë.
Olujiq thotë se Sheshel pas daljes nga burgu ishte njeri krejtësisht tjetër, transmetojnë mediat kroate. /kp/