Site icon Telegrafi

Sherri për ‘lirimin e Rroshit’: Militanti i PS plagos 3 vetë

Forca te policise, duke pastruar gjakun ne vendin e ngjarjes ku eshte qelluar nga nje motor nga dy persona te paidentifikuar, drejtori i bankes Credins, Artan Santo.

Një ngjarje e rëndë është shënuar përpara Bashkisë së Kavajës. Një person, i quajtur Saimir Kurti ka plagosur tre persona. Sipas News24, ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Ky televizion informon se Kurti ka qenë i angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste. Kurti ka qëlluar me armë zjarri pasi fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimat e tij.

Të plagosurit janë Eqerem Kazazi, i biri i tij, Irkid Kazazi dhe Dritan Xhika. Autori i krimit është arrestuar.

Ai ka qenë më parë Drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë, por u denoncua nga PD.

“Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria dy vite më parë, me akuzën e kontrabandës, është gjetur nga Edi Rama dhe është emëruar menjëherë Drejtor i Zyrës së Punësimit në Kavajë,” deklaroi Partia Demokratike në mars të vitit 2014.

Nuk vonoi shumë se Shërbimi Kombëtar i Punësimit njoftoi dorëheqjen e drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti. Nga ana e tij, Kurti u shpreh se nuk është në kërkim dhe se PD po bën një fushatë shpifjesh ndaj tij.

Sipas gazetares së News24, sherri ka nisur në lokalin e familjes Kazazi. Shkak për sherrin ka qenë një debat për lirimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Sherri fizik ka degjeneruar në përdorimin e armës nga ana e Kurtit.

Raportohet se Dritan Xhika është plagosur aksidentalisht.

Exit mobile version