Telegrafi

Sherr me thika në Korçë, plagoset 17-vjeçari

Foto: Ilustrim

Një 17-vjeçar është plagosur me thikë të martën në Korçë.

Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 10, të qytetit, ku shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/