Telegrafi

Sherr në Big Brother VIP Kosova 2? Alaudin Hamiti del me një sqarim

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 2, Alaudin Hamiti, ka dalë me një sqarim pas raportimeve të fundit.

Kjo pas lajmeve që qarkulluan, ku thuhej se u ndal transmetimi i Big Brother për pak orë, për shkak të një sherri ndërmjet banorëve.

Ai tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se lajmet nuk janë të vërteta, duke shtuar se e gjitha ndodhi për shkak të një defekti teknik.

Postimi i plotë i Alaudinit (pa ndërhyrje):

“Nysa, e kuptoj interesimin dhe impaktin enorm që ka Big Brother, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime.

Sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një defekti teknik në Artmotion, dy kanalet e Big Brother VIP Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pasur sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një orë e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale janë të rreme.

Materialin e papublikuar në transmetim të drejtpërdrejt të BBVK mund ta gjeni në YouTube, kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram