Telegrafi

Sherr në aeroplan mes avokatëve, grinden për mbështetësen e krahut (Video)

Një video ka kapur momentin kur dy pasagjerë të një fluturimi, të cilët pretendojnë se janë avokatë, janë nervozuar dhe kanë nisur debatin për mbështetësen e krahut.

Në video shihet një burrë dhe një grua teksa bërtasin me njëri-tjetrin, ndërsa ekuipazhi i aeroplanit mundohen që t’i qetësojnë.

Pamjet janë filmuar nga një tjetër pasagjer në aeroplanin që besohet të jetë i “Monarch Airëays”, nga Gatëeick në Malaga në Spanjë. Madje ai dëgjohet edhe teksa qesh për grindjen e bashkudhëtarëve të tij.

Videoja nis me një administrator të fluturimit, i cili përpiqet që të neutralizojë situatën, duke marrë njërin prej tyre për të dërguar në një vend tjetër.

“Po debatojmë për një mbështetëse të krahut. Nuk do të lëviz nga këtu. Kam paguar për këtë vend. Gruaja është e padurueshme dhe e vrazhdë. Unë nuk do të lëviz nga këtu”, i thotë burri personit që po mundohet ta largojë nga aty.

Më pas gruaja thotë se është avokate dhe se do të shkojë të ankohet, nëse askush nuk merr asnjë masë ndaj burrit, i cili sipas saj, e ka shtyrë me bërryl, transmeton shekulli.

Ndërkohë në fund të videos, të dy zhvendosen për diku tjetër. Gjithashtu gruaja shihet teksa i jep një vështrim të pakënaqur pasagjerit që po filmonte ngjarjen dhe po qeshte.