Site icon Telegrafi

Sherr mes Floriana Garos dhe Olti Currit

Një koment i bërë në faqen e Olti Currit nuk është anashkaluar pa marrë vëmëndjen edhe të bukuroshes Floriana Garo, e cila në vazhdën e një reagimi ka nënvizuar se ajo nuk është “vajza e motit”.

Duket se asaj nuk i ka pëlqyer përkufizimi “vajza e famshme emotit” që Olti Curri i ka bërë në faqen e tij në Facebook. Ndodhur në këto kushte, ajo ka vendosur t’i kundërpërgjigjet duke u shprehur se ajo është “AUTORE dhe MODERATORE” e emisionit “Jo vetëm modë”.

E gjitha nisi nga një ankesë e një vajze në adresë të faqes së Olti Currit. Ajo denonconte faqen e emisionit “Jo vetëm modë” se i kishte fshirë një koment kritikues mbi spektaklin “Miss Universe Albania”, që u shfaq të dielën në televizionin “Klan”.

Floriana Garo ishte në jurinë e spektaklit që moderohej nga drejtori i programacionit, Albert Dumani. E revoltuar nga statusi i Olti Currit, ajo i’a ka kthyer me të njëjtën monedhë: “Olti Curri, boll promovove negativitete se nuk i bëjnë mirë ndjekësve të tu! Kjo vajza e famshme e motit siç thua ti është AUTORE dhe MODERATORE e formatit “Jo vetëm modë”. Faqja administrohet nga disa persona dhe nëse i ka fshirë dikush komentet negative dhe me mllef si puna e këtyre që bën ti, mirë kanë bërë!”, ka shkruar ajo.

Pas saj, një koment ka pasuar nga vetë Olti Curri. “Florianë e mirë, po pra atë bëra, promovova negativitetin tuaj ndaj ndjekësve që me diktaturë kerkoni ti impononi atë që doni ju. Komenti nuk ka sharje dhe asnjë ofendim personal. Se për komentet me sharje banale bën mirë qe i fshin. Sa për autore “Jo vetëm modë” është format i gatshëm edhe nuk ka vend për autorësi. Vetëm se të marrësh kamerat edhe të intervistosh nëpër parukeri, ferma me rrush, apo nëpër dasma. Sa për motin, e ke gabim që e paragjykon, aty more famë në këmbë, pastaj e rehatuar te kolltuqet e Opinion”. /albeu.com/ Telegrafi/

Exit mobile version