“Lojën” e nisur nga Danjeli që u tregoi të gjithëve se kë kishte nominuar dhe arsyen përse e kishte bërë këtë, e vazhdoi më pas edhe Damiano me Armelën.
Por, Xhenit nuk i pëlqen kjo. Ajo ja thotë këtë Armelës dhe Katerinës.
“Nominimet bëhen tek dhoma atje dhe atje duhet të mbesin. S’ke pse më thua mua unë nominova këtë, do të nominoj ty e kështu bisedash”, thotë ajo.
Armela i thotë se këtë e bëri Danjeli i pari.
“Dhe ju të tjerët jeni si dele e ndiqni nga pas”, ja kthen Xheni.
“I lumtë! Dhe ti më ke nominuar mua dhe nuk po të them gjë”, reagon Armela.
Xheni ndjehet e provokuar nga këto fjalë dhe i thotë se asaj nuk i intereson fare se kë ka nominuar.
“Mbaje për vete, as që dua t’ja di!”, i shprehet ajo.
Armelës i vjen çudit nga reagimi i Xhenit dhe i thotë se edhe Olsi me Fiorentinën e dinë që ajo me Damianon i kanë nominuar dhe sërish nuk kanë reaguar kështu.
“Unë po të them çfarë problemi ke? Ke filluar duke folur kot tani dhe mos më ngri zërin mua”, i drejtohet Armela.
Shkëndijat e debatit mes dy vajzave nisën që në momentin e përplasjes mes Benardit dhe Damianos në kuzhinë.