Telegrafi

Sherr masiv në një plazh të Belgjikës, pushuesit përleshen ashpër edhe me policinë

Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës.

Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare.

Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave antiCovid.

E pas kësaj, shkruan tch, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, edhe çadra plazhi e shezlongë.

Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.

“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.