Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës.
Dhjetëra burra në Blankenberge janë përleshur me sende të forta, me policinë dhe rojet bregdetare.
Shkak i sherrit raportohet se kanë qenë thirrjet e një roje bregdetare, i cili i ka kërkuar pushuesve të mos futen grup në ujë, për shkak të masave antiCovid.
E pas kësaj, shkruan tch, pushuesit janë përleshur ashpër me rojet dhe policët, duke hedhur në drejtim të tyre, edhe çadra plazhi e shezlongë.
Ndërsa policia është kundërpërgjigjur duke arrestuar dhjetëra persona.
“Pashë papritur një grup njerëzish duke u përleshur me njëri-tjetrin. Çadra, e shezlongë fluturonin në ajër. Nuk e di se përse filloi zënka”, u shpreh një dëshmitare.