Site icon Telegrafi

Shërojnë trupin, mbrojnë nga sëmundjet: Perimet të cilat janë shumë më të shëndetshme kur zihen!

Edhe pse shumica e ekspertëve theksojnë se pemët dhe perimet janë të shëndetshme të hahen të freskëta, po ju sjellim listën e perimeve të cilat janë më të shëndetshme të hahen të ziera

Frutat dhe perimet kryesisht janë më të shëndetshme të papërpunuara se të ziera. Sidoqoftë, tek disa perime përmes zierjes zbërthehet struktura e fortë qelizore, gjë që lehtëson absorbimin e materieve ushqyese.

Natyrisht, ato duhet zier në mënyrë të duhur – në një temperaturë të moderuar dhe jo shumë gjatë.

Lakra e zier është më e shëndetshme se ajo e papërpunuar, por në qoftë se e fërgoni atë në vaj të thellë, atëherë është më mirë ta mbani atë të freskët.

Ja pse duhet t’i zieni ushqimet e mëposhtme:

Spinaqi – Nga spinaqi i zier, trupi do t’i nxjerrë më lehtë të gjitha materiet ushqyese, si kalciumi, hekuri, magnezi, luteina, dhe antioksidantët si beta-karoteni. Sasia e kalciumit trefishohet nëse spinaqi zihet.

Lakra e gjelbër – Lakra e gjelbër e freskët tretet më vështirë se ajo e ziera. Gjithashtu ka më pak materie ushqyese. Tek lakra e gjelbër e zier rriten nivelet e vitaminave A dhe K, si dhe ato të fibrave.

Kërpudhat – Kërpudhat e ziera nuk janë vetëm më të shëndetshme, por edhe më të sigurta.

Ekzistojnë disa lloje të kërpudhave të cilat mund të hahen të gatuara në mënyrë termike, dhe madje edhe ato që mund të shërbehen të papërpunuara, si kërpudhat shampinjon, trupi i tretë më vështirë.

Kërpudhat e kanë një strukturë shumë të ngurtë qelizore, kështu që zierja e tyre bën çudira në kuptim të nxjerrjes së ushqyesve, tretjes më të lehtë dhe eliminimit të toksinave të cilat mund t’i përmbajnë.

Domatet – Përmes gatimit të domates rritet sasia e likopenit.

Domatet e papërpunuara, nga ana tjetër, lirojnë vetëm katër përqind të këtij antioksidanti, i cili lidhet me rrezikun më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Karota – Ndoshta nuk do të shihni në errësirë, por karota definitivisht do t’ua përmirësojë pamjen për shkak të nivelit të lartë të beta-karotenit, një antioksidant ky të cilin trupi e shndërron në vitaminë A.

Karotat e papërpunuara dhe beta-karotenin ndonjëherë trupi i tretë më vështirë. Megjithatë, zierja e zbutë ngurtësinë e perimes dhe kështu rrit vlerën e saj ushqyese. /Telegrafi/

Exit mobile version