Site icon Telegrafi

Sherifi: Vetëvendosje iu bind thirrjes së Kadri Veselit (Video)

Bilall Sherifi, prej Nismës ka thënë se nuk kanë marrëveshje me Vetëvendosjen dhe e vetmja gjë që po kërkohet është të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se Vetëvendosje me kthimin në Kuvend iu ka bind thirrjes se Kadri Veselit për kthim në Kuvend.

Sherifi thotë se vendimi për Demarkacionin duhet të merret  parasysh vetëm në përputhje me interesin e vendit.

Ai ka përmendur se Demarkacioni ka me sjell probleme të mëdha dhe një vendim i tillë ka me prish rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas tij, vendit i duhet një marrëveshje në përputhje me Kushtetutën dhe me marrëveshjen me Malin e Zi.

Sherifi ka thënë se më mirë kjo qeveri le ta udhëheq vendin edhe një vjet sesa ta ratifikojë këtë marrëveshje.

https://www.youtube.com/watch?v=cOObO6wKJ6g

Exit mobile version