Deputeti i Nisma Socialdemokrate Bilall Sherifi, ka reaguar pas paralajmërimeve të kreut të VV-së se do të kërkojë mobilizim popullor për të dërguar vendin në zgjedhje të reja.
Sherfii përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë “hajn”, “kriminel”, “tradhtar” madje edhe “argat i Serbisë”.
“Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit. Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë ‘hajn’, ‘kriminel’, ‘tradhtar’ madje edhe ‘ARGAT i SERBISË’. Sapo të ‘zbresësh’ nga pushteti ku ke ‘vjedhë’, ku ‘ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë Argatin e Serbisë’, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron PARTNERITET për të ardhur së bashku në pushtet. Hipokrizia nuk ka brirë”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Bilall Sherifi. /Telegrafi/