Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thëne se nuk mund ta ndalin me dhunë ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin, ka thënë se “Veseli e din se krejt të këqijat i kemi ndalë me zor”.
Sherifi në emisionin Rrokum Roll, ka folë për mundësinë e kalimit të kësaj marrëveshjeje, duke tërheq vëmendjen se “nëse ata (koalicioni qeverisës v.j.) i ka ble disa deputetë, e shtin policinë dhe na nxjerrin jashtë, atëherë s’ke qysh me ndalë këtë”.
Por, Sherfi thotë se “në momentin që ata mendojnë se kanë zgjidh një çështje, ata e kanë hap një çështje më të madhe”.
“Nse ata insistojnë me kalue marrëveshjen, unë mendoj se kjo s’ka me u gëlltitë lehtë nga qytetarët. Kjo s’ka me qenë një ‘çudi tri ditëshe’. Ne s’kemi me shkue me duer n’xhepa, që ata me na ngre zhag e me na qit përjashta. E them kështu, jo për me luftue, por me ndalue në çdo formë”, tha ai. /Telegrafi/