Telegrafi

Sherifi: Mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet nacional

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate të Kosovës, Bilall Sherifi ka propozuar që reduktimet e ndotjes së ambientit të shndërrohet në prioritet nacional.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet gjendja e ajrit në Kosovë, ka thënë se shkaqet që po ndotin ajrin dihen nga të gjithë.

Sherifi ka thënë se nëse mbrojtja e ambientit shndërrohet në prioritet nacional efektet e saj do të vërehen në vitin e ardhshëm.

Sipas, tij masat emergjente nuk e zgjidhin problemin.