Telegrafi

Sherifi: Besa na rrezikoi shumë, Gjilani synon pjesën e epërme të tabelës

Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani ka shënuar fitore me mjaftë vështirësi në udhëtim ndaj Besës së Pejës.

Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-2, ku vendasit krijuan raste pafund në minutat e fundit të ndeshjes.

Golat për Gjilanin i realizuan Gerhard Progni me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë dhe Darko Nikac.

Kurse, pas ndeshjes ka foluir kryetrajneri i Gjilanit, Sallah Sherifi.

“Skuadra u paraqit shumë mirë, Besa ka skuadër të re dhe shumë të mirë. Na rrezikuan në pjesën e dytë, por i shpërdoruam dy raste të 100% që ndikuan në krizën e lojës në këtë sfidë. Busic pas rikthimit që ka pasur pas shtatë muajve, ndoshta i falen dy rastet e humbura në ndeshjen e sotme”.

“Ne si skuadër i kemi ambiciet tona të cilat do të vazhdojnë lojë pas loje, kampionati është i gjatë dhe ka xhiro të mjaftueshme, distanca është e madhe por shpresojmë që lojë pas loje të luftojmë për pjesën e epërme”, tha Sherifi per ‘Art Sport’.

Gjilani renditet në pozitën e katërt me 26 pikë të mbledhura pas shtatëmbëdhjetë ndeshjeve të luajtura. /Telegrafi/