Sherif Berisha është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Han të Elezit.
“Sot Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Hani i Elezit konfirmoi atë që dje Këshilli vendosi me votim për Kandidatin për Kryetar të Komunës z.Sherif Berisha. Ajo që ndodhi me 14 Shkurt në tërë Kosovën do të vazhdojë edhe për Komunën. Ne urojmë gjithë qytetarët e Komunës tonë dhe i ftojmë të na bashkohen në fitoren e këtyre Zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e LVV. /Telegrafi/