Site icon Telegrafi

Sheremeti: VV e LDK për inate personale i dhanë hapësirë Listës Serbe (Video)

Kushtrim Shermeti, nga Lëvizja për Bashkim, duke folur në emisionin “Debat D-Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se  VV e LDK për inate personale i dhanë hapësirë Listës Serbe.

“Normalisht që fajin kryesor për përfshirjen e Listës Serbe në qeverinë e Kosovës e ka PAN-i. Një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe VV dhe LDK që për inate politike kanë mundësuar që në Kosovë të ketë një qeveri ku ka ndikim të madh Lista Serbe”, tha Ahmeti, përcjell Telegrafi.

Ai ka potencuar se për këtë shkak Lëvizja për Bashkim menjëherë pas zgjedhjeve ka kërkuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Kjo do t’i kushtojë Kosovës”, tha ai

Në emisionin e udhëhequr nga Ermal Panduri, sonte po debatohet në temën: “Misioni i Listës Serbe”, e ku të ftuar në studion “Debat D+” janë panelistët: Imer Mushkolaj, Kushtrim Shermeti, Fatmir Sheholli dhe Ylli Rugova. /Telegrafi/

Exit mobile version