Site icon Telegrafi

Shërbimi Sekret rus i përfshirë në vrasjen e gazetarit bjellorus Pavel Sheremet

Policia ukrainase ka njoftuar se ka siguruar prova të reja për të identifikuar fajtorët në vrasjen e gazetarit të njohur bjellorus Pavel Sheremet.

44-vjeçari ishte vrarë më 20 korrik 2016, nga një shpërthim derisa po ngiste makinën në kryeqytetin ukrainas, Kyiv.

Sipas policisë, ata kishin marrë “dokumente dhe regjistrime audio” në lidhje me rastin.

“Dokumentet dhe regjistrimet audio, nga të cilat datojnë nga viti 2012, tashmë janë vënë në dispozicion për hetim dhe janë me interes për sa i përket identifikimit të autorëve të krimit”, tha policia në një deklaratë.

Fragmente të këtyre regjistrimeve të publikuara në internet përmbajnë zërat e “personave të paidentifikuar që diskutojnë për vrasjen” e Sheremetit, përfshirë opsionin e helmimit të tij.

Pjesë të regjistrimeve audio, pretendohet se një nga zërat është ai i ish-shefit bjellorus të Shërbimit Sekret rus (KGB) tani e njohur si FSB, Vadim Zaytsev. Ai e kishte drejtuar KGB-në nga viti 2008 deri 2012.

Pavel Sheremet kishte qenë një kritik i ashpër i autoriteteve ruse, bjelloruse dhe ukrainase. Gazetari kishte punuar për televizionin kombëtar bjellorus para se të largohej nga vendi për shkak të një konflikti me regjimin autoritar të presidentit Alexandar Lukashenko.

Sheremet u transferua në Kyiv, ku vazhdoi të kritikonte presidentin rus Vladimir Putin.

Në vitin 1998, Sheremet u nderua nga Komiteti me Mbrojtjen e Gazetarëve me bazë në Shtetet e Bashkuara me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit. /KP/

Exit mobile version