Telegrafi

Shërbimi Sekret po e heton Madonnan për fjalët e saj në protestën kundër Trumpit

Në një protestë masive kundër Donald Trump që u organizua pikërisht në ditën e inaugurimit të presidentit, ishin të pranishëm disa figura të njohura publike si Madonna, Scarlett Johansson, America Ferrera e shumë të tjerë.

Një ndër artistet që u ngjit në skenë për të dhënë fjalimin e saj ishte Mbretëresha e muzikës pop, e cila u shpreh se kishte menduar ta hidhte në erë Shtëpinë e Bardhë, shkruan Top Channel.

Lexo po ashtu Madonna përdor fjalë fyese kundër Trumpit në këngën e saj (Video)

“Po, kam pasur një ide të tmerrshme për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë, por e di që kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Ne nuk duhet t’i humbasim shpresat”, kishte deklaruar këngëtarja.

Por, duket se kjo deklaratë është bërë shkak që Madonna të hetohet pasi sipas disa raportimeve, Shërbimet Sekrete kanë vendosur të hetojnë këngëtaren rreth mendimit të saj për të hedhur në erë Shtëpinë e Bardhë.

Njëherësh teksa këndonte, 58-vjeçarja ka përdorur edhe fjalë fyese në adresë të presidentit të ri amerikan.