Lionel Messi është duke u ndjekur nga një spiun i qeverisë argjentinase, sipas një raporti të bujshëm në Argjentinë.
Superylli i Barcelonës është dënuar me 21 muaj burg dhe gjobë prej 1.7 milionë funte mbi akuzat e taksave në korrik, por një apel i bërë pritet ta kursej prej kalimit të kohës në burg.
Një vit, më parë ai ka qenë i lidhur me skandalin Panama Papers.
Dhe pas kësaj, La Nacion shkruan se një agjent qeveritar i njohur si ‘Agjenti G’ ka qenë fshehurazi pas Messit për të mbajtur nga afër situatën rreth financave të tij.
Ai është pjesë e një hetimi të gjerë të njerëzve të elitës argjentinase pas përfshirjes në skandalin e Panamasë.
Messi dhe babai i tij, Jorge, kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe po presin rezultatin e ankesës së tyre.
Sipas ligjit spanjoll, dënimi deri ë dy vite mund të paguhet me para. /Telegrafi/