Telegrafi

Shërbimi Sekret danez ndihmon NSA-në e SHBA-së, spiunon Angela Merkelin dhe liderët e tjerë evropianë

Shërbimi Sekret i Danimarkës ka ndihmuar Agjencinë amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA) të spiunojë liderët evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin Frank Walter-Steinmeier, ka zbuluar një hetim i mediave evropiane, shkruan Deutsche Welle.

Që SHBA-të kanë përgjuar aleatët e saj për herë të parë ishte bërë publike në vitin 2013, por gazetarët tani kanë pasur qasje në raporte ku në detaje tregohet përkrahja që i është dhënë NSA-së nga ana e Shërbimit Sekret të Danimarkës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Raporti tregon se aleati gjerman ka bashkëpunuar me agjencitë amerikane për të mbledhur të dhënat për zyrtarë të lartë. Kandidati  i atëhershëm për kancelar nga partia gjermane e Socialdemokratëve Peer Seinbruck kishte qenë cak i përgjimeve, thuhet ndër tjera në raportin e publikuar.

Burimet e shërbimit Sekret ia kaluan informacionet një ekipi që përfshinte transmetuesit danezë, suedezë dhe norvegjezë (DR, SVT dhe NRK), si dhe gazetën franceze “Le Monde” dhe Duddeutsche Zeitung e NDR dhe VDR.

Merkel e as Steinmeier nuk ishin “në dijeni” për operacionet e përgjimit që janë kryer nga zyrtarë të lartë. E zëdhënësja e qeverisë gjermane ka bërë të ditur se tani Merkel është informuar dhe se më herët nuk kishte pasur njohuri.

Qeveria daneze ka mësuar për përfshirjen e shërbimit sekret të vendit të tyre në vitin 2015, pasi u raportua se ka ndihmuar NSA në mbledhjen e informatave.

Të dhënat e mbledhura kanë treguar qartë që FE-ja që ka ndihmuar NSA-në, ka spiunuar liderët politikë në Suedi, Norvegji, Holandë, France dhe Gjermani.

Shërbimit sekret danez ka ndihmuar gjithashtu agjencinë amerikane të spiunojë ministritë daneze siç është ajo e Punëve të Jashtme dhe të Financave sikurse edhe prodhuesin danez të armëve. /Telegrafi/