Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka njoftuar se një re e pazakontë “me vrima” e vërejtur mbi Vermont dhe luginën Champlain të New York-ut ka të ngjarë të jetë rezultat i një aeroplani.
Siç raportohet, një re e veçantë është dalluar në qiellin e New York-ut e njohur si “re me vrima”, përcjell Telegrafi.
“Kjo lloj reje zakonisht formohet kur temperatura e ujit të saj është nën zero, por uji nuk ka ngrirë”, tha NWS.
NWS shtoi se vrima e veçantë e resë ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga ndonjë aeroplan.
“Kur një aeroplan kalon nëpër re, ajri rreth krahëve dhe trupit të tij ftohet, duke shkaktuar që pikat e ujit të kthehen në kristale akulli, të cilat fillojnë e bien nga reja, duke lënë pas një vrimë”, vazhdon e sqaron NWS. /Telegrafi/
Did you see a hole in the clouds earlier today over the Champlain Valley? That’s called a fallstreak hole, or a hole punch cloud. This type of cloud is usually formed when the water temperature of the cloud is below freezing, but the water has not frozen. (Part 1/2) pic.twitter.com/DfqLkYKvvy
— NWS Burlington (@NWSBurlington) June 2, 2024