Më shumë se dy vjet nga kjo deklaratë e kryeministrit, Albin Kurti, s’është përfunduar projektligji për shërbimin e jashtëm që sjell këtë ndryshim, ani se afat u dha qershori i këtij viti.
Për nismën ligjore që mëton depolitizimin e shërbimit diplomatik, ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës, s’i ktheu përgjigje Klanit në pyetjet e dërguara të hënën.
Një tentativë e reformave në ligjin që s’u prek nga 2009-ta, i kishte mbetur në gjysmë edhe ish-ministres, Meliza Haradinaj, raporton Klan Kosova.
Vonesat për këtë punë, një ish-diplomat beson se janë politike.
Ndryshimi që synon edhe risi tjera në shërbimin e jashtëm po konsiderohet urgjent.