Site icon Telegrafi

Shërbimet shkojnë për herë të dytë në shtëpinë e Gruevskit, por pa rezultat

Shërbimet e Gjykatës u paraqitën për herë të dytë pranë shtëpisë së Gruevskit para pak çastesh, por pa rezultat konkret, ai nuk ndodheshe sërish në shtëpi.

Shërbimet do të kalojnë përsëri më 9:30 minuta dhe do ta përsërisin këtë disa herë gjatë mbrëmjes së sotme, por nëse Gruevski nuk gjendet ende deri në orën 24:00, shërbimet e këshillit atëherë do të presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Lexo po ashtu Të gjithë e presin Nikolla Gruevskin para burgut të Shuto Orizares

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit./Alsat/

Exit mobile version