Site icon Telegrafi

Shërbimet sekrete suedeze: Do na godasin!

Shërbimet sekrete suedeze kanë raportuar se janë në gatishmëri të lartë në lidhje me një kërcënim të mundshëm që e morën ditëve të fundit nga militantët e Shtetit Islamik (ISIS)

Mediat suedeze raportojnë se disa luftëtarë të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), tani më kanë mbërritur në Suedi për të kryer sulme ndaj caqeve civile në kryeqytetin Stokholm.

“Tani për tani ne jemi duke bërë mbledhjen e informacioneve mbi raportet e inteligjencës, mirëpo edhe po koordinohemi më partnerët ndërkombëtar për ndonjë sulm të mundshëm”, ka thënë zëdhënësi i policisë Simon Bynert, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Exit mobile version