Zv. kryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska sot ka vizituar vendet e prekura nga përmbytjet në Shkup dhe rrethinë. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos atyre në Shkup që të ndihmojnë banorëve të cilët kanë pësuar nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska bën të ditur se ka vizituar Hasanbegun, Stajkovcin dhe Haraqinën, ndërkaq ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.
Numri dy i LSDM-së pret që institucionet të veprojnë më shpejtë dhe në mënyrë më të organizuar në rregullimin e situatës së krijuar pas përmbytjeve./Telegrafi/