Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Të rinjtë tashmë thanë se duan që shteti të vazhdojë përpara

“Të rinjtë e shtetit tonë tashmë thanë se duan shteti të vazhdojë përpara, se nuk duan të humbin kohë në kacafytje politike dhe ndarje politike, si dhe në çështjet dhe grindjet e mëparshme”, theksoi sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla sheqerinska.

“Pikërisht për këtë arsye mbështetje nga të gjithë të rinjtë e shtetit është e madhe për kandidatin për kryetar Stevo Pendarovski, për arsye se tek ai shohin mundëso, se si me të vërtetë të ndërtojmë shtet të sigurt. Këtë do ta sjell anëtarësimi në NATO, por edhe do të krijojë shumë mundësi për të rinjtë, dhe kjo do të arrihen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se të gjithë ne jemi disa kilometra larg nga kufiri me Bashkimin Evropian dhe pikërisht të rinjtë në Dellçevë do të kenë mund të shohin se si Bullgaria në mënyrë drastike u ndryshua me anëtarësimin në NATO, dhe më pastaj në BE. Duam, shtoi ajo, që ajo që ju mundësua të rinjve në Bullgari ta mundësojmë te të rinjtë tanë.

“Më shumë fonde për zhvillimin e arsimit, më shumë fonde për studim jashtë vendit, megjithatë edhe për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme që do ta risin interesin e të rinjve. Për të shkuar shteti para, duhet të zgjidh problemet, për t’i zgjidh problemet na duhen njerëz që duan jo vetëm të flasim, por që duan edhe t’i zgjidhin ato probleme në emër të gjeneratave të ardhshme”, tha Sheqerinska./Telegrafi/

Exit mobile version