Ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska në emisionin “360 gradë” në Alsat M ka thënë se lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski po tenton edhe njëherë tu mundësojë amnisti dhunuesëve të 27 prillit, me kërkesën e tij për amnisti të përgjithëshme.
“Mendoj se Gruevski po i shfrytëzon njerëzit të cilët e realizuan skenarin e 27 Prillit si mbrojtje, si mbrojtje për përgjegjësinë e tij. Gruevski thotë se do të kërkojë amnisti për 27 Prillin, megjithatë mendoj se qëllimi i tij kryesor është që të realizojë atë që nuk e realizojë vitin e kaluar, e ajo është të kërkojë amnisti të përgjithëshme për të gjitha rstet të cilat lidhen me Prokurorin Speciale Publike. Herën e parë tentoi që këtë ta realizoi nëpërmjet Ivanovit, ndërsa tani dëshironë që një gjë të till ta bënë nëpërmjet nesh. Ai nuk lufton për kolegët e tij partiak, por për veten e tij”, thotë Sheqerinska.