Ohri dhe Liqeni i Ohrit pas zgjedhjeve në dhjetor do ta marrin kujdesin që e meritojnë, ta ruajnë statusin e monumentit të kulturës gjegjësisht pasurisë natyrore të mbrojtura nga UNESKO. Këtë sot nga Ohri e porositi Radmilla Sheqerinska, bartëse e listës së kandidatëve të LSDM-së në njësinë e pestë zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Po ndërmarrim obligim që t’i mbrojmë të gjithë monumentet në Ohër që janë me rëndësi të gjërë kombëtare, ndërsa Liqeni i Ohrit nga projektet kriminele që e sjellin në pikëpyetje vendin e tij në UNESKO. Kemi plane konkrete për investime në mbrojtjen e pasurisë së vërtetë kulturore, si dhe ligj i ri për mbrojtjen e monumenteve së kulturës që do të jetë edhe obligim financiar i shtetit për mbrojtjen e tyre”, tha mes tjerash Sheqerinska.
Ajo porositi se LSDM-ja me planin “Jetë në Maqedoni” obligiohet që të sigurojë kthim të shkëlqimit të Ohrit, krijim të kushteve për qëndrimin e të rinjve këtu, këtu të krijojnë familje, e jo ardhmërinë e tyre ta kërkojnë jashtë shtetit. /Telegrafi/