Site icon Telegrafi

Sheqerinska: NATO është qëllimi ynë strategjik

Ministrja e sapozgjedhur e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në mbledhjen e sotme në me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Maqedoni, Gorazd Bartol, ka thënë se anëtarësimi në Aleancë është një nga prioritetet kyçe strategjike të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për ne ekzistojnë tre elemente kyçe-procesi i reformave në ushtri, të vendosura në afat real kohor, modernizimi i ushtrisë, për të cilën pres edhe mbështetje në këtë proces nga ana juaj dhe reformë e brendshme në lidhje me stafin, e cila për ne është shumë e rëndësishme të dëshmohet profesionalizmi dhe të çlirohet nga politika’, ka potencuar ministrja në takim me Bartol-in, njofton AIM.

Ajo ka shtuar se Maqedonia, përsëri tregoi se ka kapacitet për ndryshime dhe se ka vetëdije të kthehet në rrugën e drejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version