Site icon Telegrafi

Sheqerinska: Lista për deputetë e LSDM-së tregon për demokracinë në këtë parti (Video)

Radmilla Sheqerinska, nënkryetare e LSDM-së, në emisionin 360 të televizionit Alsat M ka folur rreth Listës së publikuar për deputetë nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Listat për deputetë janë dëshmi se në këtë parti ekziston demokraci. Janë realizuar mbi 500 takime për renditjen e kanidatëve dhe për të përcaktuar bartësit e listave.

“Ka mendime të ndryshme dhe unë nuk jam e shqetësuar po e kënaqur nga këto zhvillime. Ne duhet të vendosim nëse dëshirojmë mënyrën aktuale të qeverisjes me shtetin ku vetëm një kokë vendos për gjithçka. Pra, ne nuk dëshirojmë që Nikolla Gruevski apo OBRM-PDUKM- të zëvendësohet nga një politikë e ngjashme. Kjo nënkupton që ne dëshirojmë, vendimet që miratohen paraprakisht diskutohet për to. Kur për diçka diskutoni, nuk duhet të prisni që të gjithë të mendojnë njësoj”, ka theksuar ndër të tjera nënkryetarja e LSDM-së, Sheqerinska. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=nQDiSEBqIsU

Exit mobile version