Në samitin e NATO-s këtë vit në korrik, presim ta përmirësojmë gabimin që vendi ynë e lëshoi mundësinë që të bëhet anëtare para dhjetë viteve, tani ta shfrytëzojmë dhe të sigurojmë një mundësi tjetër për Maqedoninë, tha Radmill Sheqerinska për Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ftesa për në NATO hap një proces çka është e denjë dhe intensive, me çka përfundon një nga dy strategjitë më të mëdha të këtij shteti, anëtarësim në Aleancën më të fuqishme në botë, thotë Sheqerinska.
Ky proces, marrja e ftesës për në NATO do të thotë se shpejtë ekspertët e NATO-s do të vijnë në Maqedoni. do të bisedojmë për disa gjëra transitore çka duhet ti përmbushim. Nuk presim probleme të mëdha, si në situatën me vendet që më herët janë anëtarësuar si Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia që procesi u ka zgjatur 3 deri gjashtë muaj, edhe ne në çështjen tonë presim që s’do ketë probleme të mëdha.
E pyetur nëse Ivanov do të vendos veto për marrëveshjen e emrit, Sheqerinska tha se Ivanov nuk do të vendos veto për marrëveshjen për emrin por do të vendos veto për mundësinë që qytetarët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. /Telegrafi/