Site icon Telegrafi

Sheqerinska – Injac: Vazhdimi i rrugës euro-atlantike është shumë i rëndësishëm për Shkupin dhe Podgoricën

“Ne tregojmë se si shtet jemi aleat në Aleancë që kontribuon në sigurinë dhe kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit të mbrojtjes në Aleancë. Kjo është ditë kur ne japim edhe një konfirmim tjetër se pas vitit të suksesshëm të parë të anëtarësimit në NATO, ne do të përfundojmë me sukses integrimin e përgjithshëm ushtarak në Aleancë”.

Këtë e deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me ministren e Malit të Zi Olivera Injac. Shekerinska shprehu besim se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi për mbrojtjen do të rritet.

Paralajmëroi se me ministren Injac do të jenë të pranishme në Krivollak, ku për tre javët e fundit, Armata e RMV-së, së bashku me Armatat e SHBA-së, Bullgarisë dhe Greqisë, kanë treguar se çfarë mund të bëjmë në drejtim të integrimit, ndërveprimit dhe zhvillimit të aftësive tona.

“Në të njëjtën periudhë, tregojmë se investojmë në sigurinë tonë, por edhe në sigurinë rajonale, dhe në të njëjtën kohë përforcojmë aleancën me fqinjët tanë, por edhe me SHBA-në”, theksoi Shekerinska. Ajo shtoi se vizita e ministres së Malit të Zi është shenjë e miqësisë, aleancës dhe tregon se ne duam ta zhvillojmë atë bashkëpunim.

Sheqerinska paralajmëroi se gjatë korrikut të këtij viti, së bashku me ministren Injac dhe homologun e saj nga Sllovenia, ata do të vizitojnë vendet baltike dhe shtoi se ata e shohin atë si zhvillim të bashkëpunimit rajonal. Ajo informoi se i sugjeroi Injacës që të dërgonte oficerë me rotacion ose civilë në Kolegjin e Mbrojtjes në Romë, ku kaluan shumë nga oficerët tanë.

Ministrja e Malit të Zi, Injac informoi se ata diskutuan disa tema në takim dhe shtoi se si aleatë të NATO-s dhe si vende ata përpiqen për stabilizimin, sigurinë rajonale dhe prosperitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Exit mobile version