Zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska foli rreth arratisjes së ish-kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski. Ajo tha se “në këtë shtet saktë dihet se kur MPB-ja mund të aktivizohet. Në momentin kur merr vendim nga gjykata kompetente.
“Fakt është se i gjithë opinioni, si në të kaluarën ka pritur vendime gjyqësore, ndërsa tani presin përgjegjësi. Me të vërtetë duhet të parashtrohet pyetje, sa lehtë, që disa instanca gjyqësore gjykatat vendosin për paraburgime për vepra me të lehta, ndërsa për përgjegjësi për ‘bombat’ vështirë vendoset. Nuk mundemi ne si Qeveri të ndërhyjmë në gjyqësor. Nuk mund ta marrim as përgjegjësinë e tyre, as punët e tyre.Me të drejtë do të ishim kritikuar, nëse MPB-ja të reagonte para se të marrë vendimin. Ndërsa gjyqësia duhet hetojë se përse në këto raste, vështirë shkohet në paraburgim, ndërsa deri tani janë arratisur disa njerëz”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqeriniska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo thotë se është koincidencë që automjeti i policisë ushtarake dje u gjet para zyrës së OBRM-PDUKM-së.
“Dje në vizitë ishte një gjeneral i një vendi anëtari i NATO-së që ishte në ‘Best Western’ dhe gjatë kthimit të delegacionit në një moment kanë kaluar në selinë e partisë, por kjo ka ndodhur para se të fillojnë operacionet”, tha Sheqerinska.
Sipas saj Gruevski ka pranuar fajin me arratisjen e tij në Hungari./Telegrafi/